Ministria e Arsimit: Do rishihet mënyra e shpërndarjes së notave. Maturantët vijojnë protestën

14 Qershor 2020 | 08:44

Komiteti i Maturës Shtetërore 2020 ka reaguar publikisht në lidhje me ankesat e maturantëve për provimet e maturës. Maturantët kanë protestuar para ministrisë së Arsimit prej tre ditësh, ndërsa kanë kërkuar nga autoritetet të mos penalizohen në vlerësimet e tyre.

KOMSH-i pohon se është gjykuar që të rishihet mënyra e shpërndarjes së notave sipas pikëve të marra nga maturantët në test. Ky komitet thekson se kjo gjë do të bëhet vetëm pasi të kemi rezultatin e pikëve të marra nga maturantët.

Me një njoftim të shpërndarë për mediat, Komiteti i Maturës Shtetërore njofton se QSHA-ja do të publikojë që sot testin e plotë dhe çdo pyetje do ketë përgjigjen e saktë. Kështu, maturantët duke u konsultuar me to, do kenë mundësi të bëjnë një vetëvlerësim të asaj çka ata kanë rrethuar në test. 

Por pavarësisht kësaj, maturantët vijojnë protestën e tyre para godinës së Ministrisë së Arsimit duke kërkuar rivlerësim të testit për lëndën e Gjuhës dhe Letërsisë. 

Sqarimi i KOMSH-it: 

Komiteti i Maturës Shtetërore 2020 (KOMSH), që në ditën e parë pas provimit të Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, ka vlerësuar me kujdes reagimet e maturantëve dhe të mësuesve të tyre, si dhe kërkesat adresuar Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, duke synuar mundësitë e zgjidhjes së tyre pa ndikuar në procesin e Maturës Shtetërore.

Në komunikim me mësues të gjuhës shqipe dhe letërsisë dhe në bashkëpunim me Qendrën e Shërbimeve Arsimore (QSHA) është gjykuar që të rishihet mënyra e shpërndarjes së notave sipas pikëve të marra nga maturantët në test, për të shmangur shqetësimin e maturantëve mbi notat e tyre, gjë që ka efekt të njëjtë për të gjithë ata. Kjo do të bëhet vetëm pasi të kemi rezultatin e pikëve të marra nga maturantët.

QSHA do të publikojë që sot testin e plotë dhe për çdo pyetje përgjigjen e saktë, në mënyrë që çdo maturant duke u konsultuar me to, të mund të bëjë një vetëvlerësim të asaj çka ai është përgjigjur në test.

Menjëherë sapo të dalin rezultatet, maturantët krahas notës së tyre do të kenë dhe variantin që kanë pasur në provim me alternativën e saktë. Maturantët duhet të jenë të qartë dhe të bindur se puna e tyre në tri vitet e gjimnazit, si dhe puna e mësuesve, do të vlerësohet me objektivitet, duke iu garantuar se personalizimi i testit nuk sjell asnjë ndikim në vlerësimin e tyre.

Duke vlerësuar çdo koment apo sugjerim të dhënë në këto ditë në media apo rrjete sociale nga ekspertë të fushës, si dhe nga mësuesit, të cilët njohin nga afër programin dhe nivelin e nxënësve të tyre, i ftojmë ata që sot në një tryezë për të diskutuar konkretisht mbi cilësinë e pyetjeve të testit dhe përputhjen e tyre me programet orientuese të Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, ashtu siç ka garantuar QSHA-ja.

Nesër, maturantët kanë provimin e Matematikës dhe më pas atë me zgjedhje, për të cilët gjykuam dhe e shtuam orarin e provimit edhe me 30 minuta më shumë, meqenëse ata e kërkuan dhe ndjehen më mirë gjatë plotësimit të testit.

KOMSH-i i uron suksese të gjithë maturantëve në këto provime, dhe është i gatshëm për të mirëpritur dhe adresuar çdo shqetësim të tyre.

Lexoni gjithashtu:

Ministria e Arsimit adreson shqetësimet e maturantëve, apelon të përgatiten për provimin e radhës

Ministria e Arsimit rrëzon pretendimet e maturantëve: Testet në rregull, asnjë pyetje jashtë programit

Ministrja Shahini: Këtë vit provimet ishin më të lehta, maturantët po nxiten nga opozita

Maturantët në protestë, kundërshtojnë testin e gjuhës dhe letërsisë: Pyetjet jashtë programit

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026