Përkujtohet Moikom Zeqo dy vite pas ndarjes nga jeta

15 Qershor 2022 | 16:04

Dy vite pas ndarjes nga jeta të historianit, politikanit, shkrimtarit, arkeologut, Moikom Zeqos, është kujtuar nga miqtë, kolegët dhe politikanë kontributi që ai la pas në shumë fusha.

Çdo kush qe foli për të nuk la pa përmendur mendimin avangard gati profetik për ngjarjet në jetën shoqërore, politike në Shqipëri, që Moikomi gjithmonë i paraprinte.

Miku i tij Enver Kushi, shkrimtar, tregon letërkëmbimet që kishin dikur.

“Ka një letër shumë interesante ku mes të tjerave më shkuan: “është janari i viteve 1973” më përshkruan rrugët e Tiranës, duket sikur parandjeu me një mimozë e cila ka stinën për të çelur por po thahet dhe ai mendon që do vijnë ca stinë të tjera që dhe kjo mimozë do thahet, pra do thahet krijimtaria. Do goditen shkrimtarë, artistë, njerëz me ndikim në kulturë, dhe kështu ndodhi nëse mund ta quaj profeci e Moikomit ajo doli.”

Kontributi ishte i gjithanshëm, dhe sot çdokush që ishte i pranishëm është shprehur se sa shumë i mungon një mendje e tille jetës kulturore në Shqipëri.

“Moikomi e kuptoi shumë shpejt atë që ndodhi në vitet 90 kalimin nga diktatura në demokraci, i cili u vu në radhët e para të atyre njerëzve që donin të kontribuonin që shoqëria shqiptare të merrte shpejt kthesën për të kapur ritmet dhe kohën e humbur”, tha Ksenofon Krisafi, ekspert i të drejtës ndërkombëtare.

Me 3 qershor të vitit 1949 në Durrës lindi Moikom Zeqo, i cili gjatë jetës së tij shërbeu si deputet, Ministër i Kulturës, drejtor i mmuzeut historik kombëtar, dhe autor i shumë veprave në poezi, eseistikë, studime arkeologjike dhe histori arti.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026