IKEA nxjerr në shitje fabrikat ruse, planifikon shkurtime të vendeve të punës
Marka më e madhe e mobiljeve në botë IKEA deklaroi se do të shesë fabrika, do të mbyllë zyrat dhe do të reduktojë 28 mijë punëtorë në Rusi.
IKEA kishte pezulluar operimet në 17 dyqanet e saj ruse, ndaloi eksportet dhe importet që përfshinin vendin dhe ndërpreu operacionet me aleatin rus Bjellorusi.
Kompania suedeze ka vazhduar të paguajë punonjësit dhe do ta bëjë këtë deri në fund të gushtit.
“Lufta në Ukrainë tashmë ka pasur një ndikim të tmerrshëm në jetët e shumë njerëzve. Është një tragjedi njerëzore që po vazhdon të prekë njerëzit dhe komunitetet”, deklaroi IKEA në faqen e saj të internetit.
Një shitës në kompaninë IKEA deklaroi: “Për fat të keq rrethanat nuk janë përmirësuar dhe lufta shkatërruese vazhdon. Bizneset dhe zinxhirët e furnizimit në të gjithë botën janë ndikuar shumë dhe ne nuk shohim që është e mundur të rifillojmë operacionet së shpejti”.
Pronari i kompanisë IKEA deklaroi se do fillojë të kërkojë blerës për katër fabrikat e saj dhe se do të mbyllë përgjithmonë dy zyrat e blerjeve dhe logjistike në Moskë dhe Minsk duke shkurtuar stafin.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:30 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)