Protestë kundër turizmit masiv, në Venecia qytetarët kërkojnë më shumë përgjegjshmëri
Koha pas pandemisë duket se ka ndryshuar mënyrën tonë të jetesës thuajse në çdo aspekt. Teksa në këtë periudhë po i kushtohet rëndësi mënyrës sesi do të mund të shpëtohet sektori i turizmit në Venecia ka nisur të mendohet ndryshe.
Shumë prej qytetarëve vendosën të protestojnë në mënyrë origjinale duke krijuar një zinxhir njerëzor në një prej kanaleve më ikonik të qytetit. Protestuesit kërkojnë turizëm të përgjegjshëm në periudhën pas coronavirus.
Disa turistë të huaj janë duke u rikthyer për të shijuar qytetin, por banorët vendas duan që industria e turizmit të rregullohet më mirë dhe të shmangë turizmin masiv që pritet pas izolimit nga coronavirus.
Protestuesit që krijuan zinxhirin njerëzor mbanin një flamur të gjatë 300 metra, ndërsa disa të tjerë mbajtën postera ku shkruhej “Venecia nuk është për t’u ngrënë’ dhe “Jo anije të mëdha”.
Venecia tërheq rreth 30 milion vizitorë në vit.
Rreth 14 milionë nga këta vizitorë kalojnë vetëm një ditë në qytetin e karnavaleve. Shumë prej tyre vendosin të bëjnë piknik duke mos sjellë të ardhura për bizneset vendase.
Banorët të cilët janë të kënaqur që kanë arritur të marrin frymë nga turma e vizitorëve e shohin krizën e coronavirusit si një shans për të trajtuar çështjen e “overtourism”, turizmit masiv.
Një turizëm që sipas tyre ka shkatërruar mjedisin dhe lagjet e rrënuara, pasi pronarët i kthejnë banesat në vende që ua japin me qira pushuesve.
Me lundrimet e pezulluara, venecianët thonë se laguna po duket më e pastër një pamje e cila mungonte prej dekadash. Madje gjatë izolimit sheshi “Shën Mark” u pushtua nga gaforret e të tjera gjallesa.
Për të mos humbur sezonin turistik, Italia rihapi me kujdes kufijtë e saj më 3 qershor ndërsa shumë shtete e kanë futur gadishullin në listën e kuqe ku ende nuk lejohet udhëtimi pasi shteti fqinj është një vendet më të prekura nga coronavirus.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet