Sllovenia rrëzon gardhin me Kroacinë, u ndërtua për ndalimin e emigrantëve

16 Qershor 2022 | 11:46

Sllovenia deklaroi se do të rrëzojë një gardh me gjatësi 200 kilometra në kufirin e saj me Kroacinë, pasi nuk përmbushi qëllimet.

Gardhi u krijua gjatë krizës së emigracionit në Europë në vitin 2015, e cila mbulon rreth një të tretën e kufirit midis dy vendeve, shkruan Euronews.

“Gardhi nuk e ka përmbushur qëllimin e tij, i cili ishte të dekurajonte ata që do të donin të kalonin kufirin”, tha kryeministri i ri i Sllovenisë, Robert Golob.

Golob tha se numri i ardhjeve të paligjshme të emigrantëve është rritur që nga fillimi i vitit. Ai u zgjodh kryeministër muajin e kaluar me premtimin e rikthimit të “normalitetit” dhe demokracisë, pas mandatit të paraardhësit të tij Janez Jansa.

Jansa, një aleat i liderit hungarez Viktor Orban, ka mbrojtur vendosjen e këtij gardhi dhe mjeteve të tjera që synonin të pengonin hyrjen e emigrantëve në tokën sllovene.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026