Bojkoti opozitës serbe, thirrje qytetareve të mos votojnë, kërkohet qeveri teknike
Opozita ka ndërmarrë një fushatë në rrugët e Beogradit duke u kërkuar qytetarëve që të mos votojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Mesazhi vjen nga një koalicion i nëntë partive opozitare – që përfshin si partitë e majta por edhe të djathta. Kjo aleancë është themeluar nga Dragan Djilas.
“Sepse ne nuk kemi kushtet e duhura për zgjedhje të ndershme”, thotë Djilas, deputet dh themelues i “Aleancës për Serbinë”.
Problemi kryesor sipas Djilas është se partia udhëheqëse ka kontroll total mbi procesin elektoral dhe median. “Njerëzit në Serbi nuk e kanë dëgjuar kurrë zërin tim. Kurrë. Ata nuk kanë asnjë mundësi të më dëgjojnë mua”, shprehet Dragan Djilas.
Dhe ai nuk është personi i vetëm i shqetësuar për këtë fenomen. Në raportin e fundit nga Freedom House, Serbia cilësohet si një vend ku nuk ka më demokraci.
Mënyra për të rikthyer Serbinë në rrugën e duhur – thonë partitë bojkotuese të opozitës – është të instalohet i një qeveri teknike kalimtare e ngarkuar për përgatitjen e një raundi tjetër të zgjedhjeve.
Ministrja nga Partia Progresive Serbe e cila është në pushtet hedh poshtë kritikat dhe bojkotin. “Unë mendoj se ideja më e rëndësishme demokratike është t’i japësh dikujt mundësinë që të zgjedhë dhe të zgjidhet” deklaron Jadranka Joksimoviç, ministre e Integrimit në BE.
Ato parti që po bojkotojnë, dhe nuk janë të vetmet, shprehen se nuk ka kushte të drejta dhe të lira.
“Oh Ju lutem. Unë si ministre e Integrimit që merrem me procesin e anëtarësimit prej 6 vitesh nuk mund ta pranoj një gjë të tillë. Sepse unë e di se çfarë kemi bërë sa i përket procesit të afatësimit në BE dhe reformat. Ne e dimi që ka ende problem dhe çdo ditë ne bëjmë hapa të vegjël dhe unë ju siguroj se Serbia edhe sot nuk mund të jemi vendi më i varfër në Bashkimin Evropian dhe sigurisht as demokracia më problematike në union” nënvizon ministrja.
Serbia është ende vend kandidat në rrugën e saj për t’iu bashkuar familjes evropiane. Brukseli shprehet se bojkoti nuk është një opsion dhe inkurajon të gjitha partitë politike të marrin pjesë në zgjedhje.
Një vit më parë Serbia u përfshi nga protestat anti-qeveritare, lëvizjet e bojkotit politik janë pjesë e një pakënaqësie të gjere në vend. Për shkak të pandemisë së COVID-19 bëhet thirrjet për protesta në shkallë të gjerë. Por pikë[pyetja që mbetet është a do të mund bojkoti partive opozitare të ndryshojë peizazhin politik në Serbi?
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet