Rama i drejtohet deputetëve të PD-së: Po ju ndodh ajo që keni merituar

16 Qershor 2022 | 13:20

Kryeministri Edi Rama iu është drejtuar deputetëve të Partisë Demokratike gjatë seancës së sotme në Kuvend, në lidhje me debatet që kanë përfshirë këtë forcë politike.

Sipas Ramës, ajo që po ndodh në Partinë Demokratike është diçka që deputetët e saj e kanë merituar, teksa shtoi se i bazohet fakteve dhe jo thashethemeve.

“Nëse ju jeni të vetëdijshëm se në çfarë momenti jeni, bëni mirë ta qepni gojën në raport me të tjerët, duke u çliruar nga hijet e vetvetes. Unë jam njeri që i respektoj njerëzit dhe faktet. Nuk merrem me llafe, thashetheme dhe me baltë. Gjyqet e shtrigave i bëni ju.

Prandaj jeni viktima të gjyqit më të madh të shtrigave që ka ndodhur në këtë vend pas vitit 1990. Po ju ndodh ajo që keni merituar. Prisni, prisni se ka akoma, nuk keni mbaruar akoma. Deri në fund e meritoni dhe deri në fund do ju ndodhë”, tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile

Analisiti Artan Hoxha i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me miratimin e marrëveshjes së...
22:03 | 27/07/2026

“Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit

Një incident është regjistruar këtë të hënë ku një punonjëse e Kuvendit është rrëzuar nga shkallët teksa po ndiqte deputetin dhe kreun e Partisë Mundësia,...
21:41 | 27/07/2026

Mori një kopje të marrëveshjes së huasë me SHBA-në, Rama i reagon Shehajt: Dëshmoi se vesi del me shpirtin

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me incidentin e regjistruar këtë të hënë ku deputeti dhe kreu i Partisë Mundësia,...
19:38 | 27/07/2026