Alibeaj-Ramës: Fol për personat ‘non grata’ në PS, i ke me shumicë
Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama që të flasë për personat nga rradhët e Partisë Socialiste, të cilët janë shpallur ‘non grata’ nga Departamenti amerikan i Shtetit.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Alibeaj kërkoi nga Rama shpjegime në lidhje me arrestimin e ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku.
“Prapë nuk ktheve përgjigje për Agim Kajmakun. E ke mbrojtur, ia ke fshehur drejtësisë. Bëhu burrë njëherë më në fund. Fol për ‘non grata-t’ e tua. I ke me shumicë në grupin tënd. Gjysmë zëri nuk ke nxjerrë për raportin e DASH. Ta ka thënë në shqip, ta ka thënë edhe në anglisht. Jo vetëm kaq, por del i mbron dhe bashkon votat me ta. Kujtohu se çfarë ke thënë një vit më parë”, theksoi deputeti demokrat.
Alibeaj nënvizoi se vettingu i politikanëve vijon të mbetet në “sirtaret” e Kuvendit, teksa shtoi se Ramës nuk i intereson që ky proces të realizohet.
LEXONI GJITHASHTU
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)