Shpallet fituesi i ‘MUZËS’, Veliaj: T’i lemë mënjanë sherret
Mbrëmjen e djeshme u shpall fituesi i “MUZA Competition”.
Ky konkurs që bashkon tradicionalen dhe modernen i dedikohet të rinjve në fushën e modës, një projekt në kuadër të Tiranës si “Kryeqyteti Europian i Rinise 2022″.
Fituesja nga trevat e Shqipërisë, si dizenjatorja më e mirë u shpall Anisa Dudaj.
Kreu i Bashkisë Erion Veliaj u shpreh se aktivitete të tilla, ibashkojnë dhe i shërbejnë më së miri në këtë moment kombit tonë.
“Jam shumë krenar për ju të gjithë! Kohët e fundit ne, politikanët, e kemi prishur pak, mundohemi të gjejmë sebepe për cic-mice, për sherret e vogla për tre vota këtu, për pesë vota atje. Kur një aktivitet ndodh në Tiranë, nuk ndodh në Moskë, ndodh në Tiranë. ‘Doku Fest’ ndodh në Prizren, nuk po ndodh në një qytet rus, po ndodh në një tjetër qytet shqiptar. Ndaj, le t’i lëmë mënjanë çudirat që kemi parë këto kohë dhe të kuptojmë se ka më shumë gjëra që na bashkojnë, se ato që na ndajnë”, u shpreh Veliaj.
Konkursi u dedikohej të rinjve nga mosha 18-35 vjeç nga gjithë qytetet shqipfolëse të rajonit të Ballkanit Perëndimor, me qëllim nxitjen e punësimit në ekonomitë krijuese, nxitjen e krijimit të bizneseve start-up dhe zgjerimin e bizneseve.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbyllet përkohësisht Dogana e Kapshticës të hënën, shkak greva e punonjësve grekë. Oraret kur bllokohet lëvizja
Parlament dhe protestë në Tiranë, priten tensione. Mobilizohet Policia
Zjarr i përmasave të mëdha në pyllin e Sodës, rrezikohen sipërfaqe pyjore (VIDEO)
- 16:44 Kryeministri britanik paralajmëron Trumpin: Interesi kombëtar vjen i pari
- 16:31 Irani dënon sulmet e Ukrainës në Detin Kaspik
- 16:19 Mbyllet përkohësisht Dogana e Kapshticës të hënën, shkak greva e punonjësve grekë. Oraret kur bllokohet lëvizja
- 16:11 Parlament dhe protestë në Tiranë, priten tensione. Mobilizohet Policia
- 16:01 Zjarr i përmasave të mëdha në pyllin e Sodës, rrezikohen sipërfaqe pyjore (VIDEO)
- 15:49 U kthye në sensacion të Kupës së Botës, portieri i Kepit të Gjelbër i bashkohet klubit Colo Colo në Kili