Braçe kritika qeverisë për fermerët, duartrokitet nga opozita

16 Qershor 2022 | 16:18

Me tone të forta në Kuvend, deputeti socialist Erion Braçe ka kërkuar nga qeveria më shumë vëmendje për fermerët.

Ish-zëvendëskryeministri tha se kriza e çmimeve tregon se ekonomia e vendit nuk mund të mbahet vetëm me taksa dhe se qeveria duhet të reflektojë që fermerët të mos braktisin vendin.

Braçe tha në Kuvend se qeveria po ndihmon tregtarët që importojnë miellin nga Serbia, por fermerët vendas po dalin me humbje.

Si rrallë herë fjalimi i deputetit socialist u shoqërua me duartrokitje edhe të deputetëve të opozitës.

“Bujqësia nuk është çështje politike, është çështje e sigurisë kombëtare”, u shpreh Braçe.

Ai u shpreh se do të votonte projektligjin e propozuar nga deputeti i opozitës, Agron Duka sipas te cilit skema për rimbursimin e fermerëve duhet te ndryshoje.

Koha e dhënies së granteve të jetë jo 1 vjeçare, por 5 vjeçare.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026