Publikimi i sekreteve të dosjes ‘Dumani’, reagon SPAK

16 Qershor 2022 | 20:40

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka bërë një sqarim lidhur me hetimet për dosjen “Dumani”.

SPAK thotë se kërkesa për të ndaluar publikimin e sekreteve hetimore nuk është bërë ndaj të gjithë gazetarëve, por bëhet fjalë për një rast specifik.

Sipas SPAK, gazetari Elton Qyno ka publikuar disa te dhëna sekrete, që shkonin përtej vendimit të gjykatës ndaj ka lëshuar urdhër për të mos publikuar të dhëna të tjera.

SPAK thotë se po hetim për të zbuluar personat përgjegjës që i kanë dhënë gazetarit informacionet sekrete hetimore.

“Ne mirëkuptojmë interesin e mediave për informimin e opinionit publik, por ky interes nuk mund  dhe nuk duhet të cenojë një hetim të filluar dhe as sigurinë publike apo individuale të personave emrat e të cilëve janë përmendura gjatë hetimit, i  cili  vazhdon”, shprehet SPAK.

LEXONI GJITHASHTU:

Poli Hoxha për urdhrin e SPAK ndaj gazetarëve: Hetim kush nxjerr informacionet

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbyllet protesta! Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar këtë të mërkurë në autostradën Tiranë–Durrës, ku dy automjete janë përfshirë në një përplasje të fortë. Sipas informacioneve...
21:40 | 03/06/2026