49 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, problem punonjësit e administratës

14 Qershor 2020 | 18:51

Në 24 orët e fundit, nga testimi i 265 personave në Kosovë, 49 prej tyre kanë rezultuar pozitivë me COVID-19. Bie në sy fakti se vetëm një numër i vogël prej tyre (vetëm 5 raste) janë nga Prishtina. Komunat që kanë pasur rastet më të shumta janë Vushtria me 22 të infektuar dhe Peja me 6 raste.

Sipas të dhënave të Klinikës Infektive, në javën e fundit ka shfaqje të rasteve pozitive në mesin e punonjësve në institucione publike dhe private, kompani tregtare dhe biznese private.

Ndërsa sa u takon të shëruarve, sot 25 pacientë kanë lënë spitalin duke e çuar në total numrin në 953 raste.

Nga data 8 shkurt deri më sot, janë testuar gjithsej 18.512 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.486 raste, nga të cilët janë 33 raste të vdekjes që kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026