Franca shënon ‘fitoren e parë’ kundër COVID-19, Macron: I gjithë vendi zonë e gjelbër
Presidenti francez, Emmanuel Macron fazën e parë të pandemisë e cilësoi fitoren e parë kundër COVID-19 duke premtuar se vendi ka mësuar nga kriza shëndetësore dhe ekonomike.
Në një dalje publike drejtuar kombit francez, shefi i Elizesë bëri me dije se i gjithë territori francez është tashmë zonë e gjelbër ku mund të lëvizet lirshëm.
Megjithatë, presidenti francez theksoi se virusi ende nuk është zhdukur dhe do të duhet të ruhet distanca sociale për një kohë të gjatë.
Kufijtë e vendit me vendet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian rihapen nga kjo e hënë, ndërsa kufijtë me vendet jashtë bllokut “ku epidemia është nën kontroll” rihapen më 1 korrik. Për liderin francez, përparësi do të jetë “rindërtimi i një ekonomie të fortë, ekologjike, sovrane”.
BE do të ketë gjithashtu rolin e saj për të rimëkëmbur ekonominë, vazhdoi Macron, duke thënë se blloku, pas një fillimi të vështirë, e rigjeti forcën të ringrihet.
Ai e përshkroi propozimin franko-gjerman për të financuar një fond të rimëkëmbjes si një hap të rëndësishëm në aventurën evropiane dhe konsolidimin e një Evrope të pavarur e cila forcon identitetin, kulturën e saj, kundër Kinës, Shteteve të Bashkuara dhe rendit botëror.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.