Llogari para vettingut, Fatmira Hajdari përlotet: S’kam gënjyer asnjëherë në deklarimet e mia

15 Qershor 2020 | 08:36

Gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Fatmira Hajdari, ka dalë këtë të hënë para vettingut. Ajo përballet për herë të parë me shkallën e parë të vettingut, ndërsa i duhet të justifikojë pastërtinë e figurës dhe pasurinë e saj. 

Euronews Albania mëson se znj. Hajdari është shoqëruar në KPK nga dy avokatët e saj respektivisht Maksim Haxhia dhe Ilira Dane. 

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në relatimin e tij thekson se ILDKPKI ka përcjellë raport pozitiv mbi subjektin vlerësues ku thuhet se nuk ka fshehje pasurie, mosdeklarim apo konflikt interesi.

Por në relacionin e përgatitur nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, thuhet se gjyqtarja, Fatmira Hajdari ka probleme me justifikimin e pasurisë pavarësisht se Inspektorati i Deklarimit te Pasurive ka dorëzuar raport pozitiv.

E veja e ish-deputetit të vrarë, Azem Hajdari në fjalën e saj para KPK-së u përlot, ndërsa tha se nuk ka gënjyer apo mashtruar mbi deklarimet që ka bërë. Ajo ka rrëfyer momentet e vështira teksa thotë se ka qenë e kërcënuar për shkak të situatës së krijuar gjatë trazirave në Shqipëri.

“Unë shkova të apartamenti i kunatit, pasi në atë kohë isha e kërcënuar për shkak të situatës. Gjatë kësaj kohe u rikonstruktua banesa tek “Vilat Gjermane”. Kemi qenë në një kohë krejt ndryshe. Veprimet kanë qenë informale. Unë nuk kam gënjyer asnjëherë në deklarimet e mia. Banka më atë kohë shkruante në dokumente fakte të paqena, boll të jepej kredia.

Mua kunati më dha apartament, por unë i thashë dua dyqan, që te mbaj fëmijët e mi.  Kush shkova të nënshkruaj kontratën, pronari më tha: ti do paguash vetëm koston e i investimit, pjesën tjetër e keni për familjen tuaj”, tha ajo.

Më tej znj. Hajdari është shprehur se të gjitha blerjet janë bërë përpara se ajo të bëhet subjekt i deklarimit të pasurisë.

“Rrjedha ime familjare në Tiranë ka nisur në vitet 1990. Na keni kthyer 30 vjet pas. Bashkëshorti im ka qenë deputet në vitet 90. Pas ardhjes në Tiranë kemi marrë një shtëpi tek ish- “Vilat Gjermane”. Në 1993 kam punuar në Ministrinë e Drejtësisë. Unë jetoj në të njëjtën vilë që ka blerë bashkëshorti im. Kam qenë korrekte në deklarimet e mia. Të gjitha blerjet janë bërë para se të bëhesha subjekt për të deklaruar”, shtoi ajo.

Znj. Fatmira Hajdari u caktua para pak kohësh si gjyqtare për çështjen e lobimit të Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku i akuzuar ishte kreu i saj Lulzim Basha. Ajo nuk pranoi të gjykonte këtë çështje dhe dha dorëheqje. Fatmira Hajdari e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitet 2000 si gjyqtare e Gjykatës së Tiranës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026