Dialogu me Serbinë, përfaqësuesi i BE-së Miroslav Lajčák shkon sot në Kosovë
Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák do të vizitojë Kosovën ditën e sotme, ndërsa do të qëndrojë deri më 18 qershor.
Kështu bënë të ditur zyra e BE-së në Prishtinë, por nuk jepen detaje për orën dhe agjendën e takimeve të tij.
Thuhet në mënyrë të përgjithësuar që ai do të takojë udhëheqësit politik, përfaqësuesit e partive politike dhe të komunitetit ndërkombëtar në Kosovë, si dhe krerët e misioneve të vendeve anëtare të BE-së.
“Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së planifikon të diskutojë kushtet dhe modalitetet për një rifillim të shpejtë të dialogut të lehtësuar nga BE-ja mes Prishtinës dhe Beogradit”, thuhet në njoftim.
Për të folur për dialogun dhe koordinimin institucional sot janë takuar Presidenti Hashim Thaçi dhe Kryeministri Avdullah Hoti.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet