Pronari i shtëpisë së armëve e zbuluar në Tiranë mohon akuzat: Punoj berber

18 Qershor 2022 | 11:48

Ervis Bakalli, dhe Dorian Kalo kanë dalë këtë të shtunë përpara gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë, pasi në banesën e Bakallit u zbulua një depo e modifikimit të armëve.

Përpara togave të zeza të kryeqytetit Dorian Kalo ka mohuar se ka lidhje ne armët e gjetura dy ditë më parë në një banesë në zonën e Yzberishtit.

Nëpërmjet avokatit të tij mbrojtës Kalo është shprehur se ai bënte piktura murale kur gjente punë, ndërkohë që paradite punonte si berber.

Ndërkohë prokuroria në kërkesën e saj për masën e sigurisë thotë se fillimisht policia ka shkuar në banesën ku u gjendën armët pasi ishte sinjalizuar se një nga ambientet e saj ishte përshtatur për shtëpi bari, por nga kontrolli u zbulua edhe depoja që ishte përshtatur për modifikimin e armëve.

Pas dëgjimit të palëve, gjykata është tërhequr për të vendosur nëse do pranojë apo jo kërkesën e gjykatës e cila ka kërkuar arrest me burg për dy të arrestuarit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026