Integrimi i Ballkanit Perëndimor parandalon ndikimin rus, sipas Osmanit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi se integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në strukturat euroatlantike parandalon ndikimin e Rusisë në rajon.
Deklaratën, Osmani e dha këtë të dielë gjatë një takimi me Ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlut Çavuşoğlu në Prishtinë, raporton Kosova Press.
Sipas një komunikate të Presidencës së Kosovës, Osmani dhe ministri Çavuşoğlu diskutuan për zhvillimet aktuale në rajon dhe në Evropë.
Osmani ka përsëritur qëndrimin se anëtarësimi i Kosovës dhe rajonit në strukturat euroatlantike është domosdoshmëri.
“E vlerësoj maksimalisht mbështetjen e qartë të presidentit Erdoğan ndaj anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe organizata të tjera ndërkombëtare. Mbështetje të tillë nga Turqia na duhet edhe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, ka theksuar ajo.
Presidentja shtoi se marrëdhëniet midis dy vendeve mund të thellohen edhe më tej, veçanërisht në fushën e investimeve.
LEXONI GJITHASHTU
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet