Vetingu shkarkon dy gjyqtarë apeli

15 Qershor 2020 | 12:36

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) vendosi të hënën të shkarkojë nga detyra dy gjyqtarët Bernina Kondi dhe Petrit Aliaj.

KPK e justifikoi vendimin me argumentin se Kondi e Aliaj nuk justifikojnë pasurinë. 

Prej vitit 2013 Kondi ka ushtruar detyrën si gjyqtare e Gjykatës Administrative të Apelit, ndërsa Aliaj, po prej këtij viti, ka ushtruar detyrën e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit Vlorë.

Të premten KPK-ja kishte shqyrtuar figurën e këtyre gjyqtarëve mbi bazën e kritereve të pasurisë dhe profesionalizmit.

Kondi e ka nisur karrierën në gjyqësor pas vitit 2004, fillimisht në Berat, ndërsa Aliaj prej vitit1995 me fillimet në Delvinë dhe Sarandë.

Më parë në vitin 2004 Aliaj ishte shkarkuar nga Këshill i Lartë i Drejtësisë për veprime “në kundërshtim me detyrën”, por shkarkimi u revokua dy vite më vonë te Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë.

 

Lexoni gjithashtu:

Llogari para vettingut, Fatmira Hjadari përlotet: S’kam gënjyer asnjëherë në deklarimet e mia

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026