Rama propozon mbajtjen e Kuvendit të përbashkët Shqipëri-Kosovë më 28 nëntor

20 Qershor 2022 | 12:03

Kryeministri Edi Rama ka propozuar që më 28 nëntor të këtij viti të mbahet një Kuvend i përbashkët midis Shqipërisë dhe Kosovës.

Propozimin, Rama e bëri këtë të hënë gjatë fjalës së tij në mbledhjen e dy qeverive në Prishtinë,

“Unë do t’ju propozoja që, duke qenë se jemi në 110-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë dhe të ngritjes së flamurin të pavarur të Shqipërisë, ne të kishim në nëntor, të parin Kuvend të përbashkët, me të dyja Parlamentet e mbledhura në një dhomë”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë theksoi se bashkarisht me kryeministrin Albin Kurti, duhet të bindin dy kryesitë e Kuvendeve në Shqipëri dhe në Kosovë, për të arritur diçka të tillë.

Qeveria shqiptare dhe ajo e Kosovës pritet të nënshkruajnë marrëveshjen për pranimin e studenteve në institucionet publike ndërmjet dy vendeve, duke hequr të gjitha kufizimet.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026