Rama: Ballkani i Hapur nuk na bashkon, por as nuk na ndan me Kosovën
Kryeministri Edi Rama pranoi se nisma rajonale Ballkani i Hapur, është një çështje që nuk e bashkon Shqipërinë me Kosovën, por as nuk i ndan të dyja vendet.
Deklaratën, Rama e dha këtë të hënë gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Albin Kurti në Prishtinë.
“Është e vërtetë që Ballkani i Hapur nuk na bashkon, por ama është po kaq e vërtetë që Ballkani i Hapur nuk ka ndan. Do të thotë që në këtë pike këndvështrime të ndryshme, kjo nuk është sekret”, u shpreh kreu i qeverisë.
Sipas Ramës, kënvështrimet e ndryshme të dy vendeve në lidhje me Ballkanin e Hapur, nuk janë pengesë që marrëdhëninet të vazhdojnë përpara.
“Porosia ime për qeverinë që unë drejtoj, është që çdo gjë që ne jetësojmë me Ballkanin e Hapur, duhet ta jetësojmë edhe me Kosovën”, shtoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet