Autoritetet e ruajtjes së të dhënave në Norvegji ndalojnë përdorimin e një aplikacioni që gjurmon përhapjen e COVID-19
Inspektorati i ruajtjes së të dhënave në Norvegji ka ndaluar përdorimin e një aplikacioni të Institutit të Shëndetit Publik që kontrolluar përhapjen e COVID-19, për shkak të disa shqetësimeve mbi privatësie.
Aplikacioni i quajtur “Smittestopp” grumbullon të dhëna personale mbi ata që e përdorin, duke përfshirë, vendndodhjen e përdoruesit dhe kontaktit të tij me persona të tjerë.
Instituti i Shëndetit Publik në Norvegji tha vendimi për të ndaluar përdorimin e këtij aplikacioni mund të “dobësojë një pjesë të rëndësishme të përgatitjeve tona” dhe të zvogëlojë aftësitë e agjencisë për të “luftuar përhapjen e infeksionit”.
Norvegjia, një vend me popullsi prej 5.3 milionë personash, ka regjistruar 8,631 raste dhe 242 vdekje.
Aplikacioni është testuar në tre bashki dhe deri më 3 qershor është shkarkuar 1.6 milionë herë, me 600,000 përdorues aktivë.
“Të dhënat personale që grumbullohen nuk do të përdoren për të monitoruar në rast se individët po zbatojnë rregulla apo rekomandime zyrtare”, tha Instituti i Shëndetit Publik.
Ashtu si aplikacione të tjera të gjurmimit të coronavirusit, ky aplikacion i njofton përdoruesit në rast se ata kanë qenë në kontakt me një person aktiv.
Disa teste paraprake treguan se qytetarët filluan t’i ndiqnin më pak rregullat e distancimit social rreth 10 majit. Tani Instituti i Shëndetit Publik po i nxit të gjithë përdoruesit që ta mbajnë aplikacionin në celularin e tyre, në rast se ai aktivizohet sërish.
Ekspertë të ruajtjes së të dhënave i kanë paralajmëruar qeveritë të mos e përfshijnë gjurmimin në aplikacionet e coronavirusit, duke insistuar gjithashtu se është e drejta e përdoruesve në rast se duan apo jo t’i shkarkojnë këto aplikacione.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania