Bujqësia pa paga lufte, Çuçi: Absurde që qeveria të paguajë ata që nuk u mbyllën
Sektori i bujqësisë nuk u përfshi në paketën e qeverisë për ndihmë financiare për shkak të pandemisë së COVID-19 dhe ministri Bledi Çuçi e justifikoi me faktin se “sektori ka pasur vetëm rritje në këtë periudhë”.
Duke folur për Ilva Now në Euronews Albania, Çuçi tha se ishte absurde që qeveria t’i dërgojë paratë e shqiptarëve për “pagë lufte për ata që nuk u mbyllën”.
Gazetarja Ilva Tare e ballafaqoi Çuçin me ankesat e shprehura nga fermerët ndaj kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha në takimet e tij të fundit.
Ministri hodhi poshtë pretendimet për favorizime apo klientelizëm ndërsa këmbënguli se paratë e qeverisë jepen “100 për qind si masë direkte për fermerët dhe blegtorinë” ndërsa paratë e BE-së, jepen për investime prej programit të IPARD-it.
Çuçi theksoi se fermerët e kanë informacionin për të aplikuar për fonde dhe mbështetje. Përballë këmbënguljes me ironi të gazetares Tare se “fermerëve u duhet të rrinë në internet për të parë faqet e Facebook-ut në një kohë kur atyre u nevojitet dikush në terren”, ministri tha se ka Agropika.
“Kemi Agropika në gjithë Shqipërinë dhe shërbim për fermerët që mbetet vetëm për këtë punë, për informimin e fermerëve,” – tha Çuçi duke këmbëngulur se viti 2020 është një nga vitet më të mira të bujqësisë shqiptare.
Për sa i përket çështjes së cilësisë dhe pretendimeve për abuzime me produktet bujqësore në treg, Çuçi i hodhi poshtë ato duke këmbëngulur se nuk “ka prirje, apo fenomen” por vetëm “raste”.
“Morëm 300 raste nga serat, në pikat e grumbullimit dhe në tregje, nga këto vetëm 2 mostra dolën me ngarkesë më të lartë,” – tha Çuçi duke shpjeguar rezultatet e një kontrolli në Berat, Fier dhe Lushnje.
Për sa i përket sektorit të blegtorisë, Çuçi tha se ka një problematikë të trashëguar dhe situata është ndryshe nga prodhimet bujqësore.
Ai u shpreh se qeveria ka miratuar së fundmi ristrukturimin e shërbimit veterinar dhe organizimin në një strukturë vertikale nga ministria deri te veterinerët në njësitë administrative, kjo me synimin për të rregulluar shërbimin dhe për të garantuar sigurinë.
I pyetur rreth tregut të mishit, dhe sigurisë në tregtimit të tij, ministri tha se dyqanet e miratuara nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit japin 100 për qind garanci për standardin e kërkuar.
“Unë mbaj 100 për qind përgjegjësi dhe jap dorëheqje nesër nëse një produkt i AKU-së apo Ministrisë për gjëra të tjera, del se nuk është me standardet e lejuara,” – siguroi Çuçi teksa shtoi se problemi në treg është me ata që i shmangen autoriteteve.
Në analizën e tij ministri lavdëroi cilësinë dhe standardet e supermarkatave në Shqipëri ndërsa apeloi qytetarët që të tregohen të kujdesshëm me dyqanet dhe produktet që zgjedhin.
Lexoni gjithashtu:
Bujqësia nën pandemi, Çuçi: Nuk pati ndalesa, eksportet u rritën me 10 për qind
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë