Votohet sot mocioni i mosbesimit në Bullgari, protesta para parlamentit
Koalicioni centrist i Bullgarisë është në prag të kolapsit pasi këtë të mërkurë përballet me një votë mosbesimi.
Ligjvënësit debatuan për mocionin në Asamblenë Kombëtare të vendit.
Kryeministri Kiril Petkov formoi koalicionin katërpalësh dhjetorin e kaluar me partinë e tij “Ne Vazhdojmë Ndryshimin” dhe u zotua se do të pastrojë korrupsionin.
Të martën në mbrëmje, rreth një mijë protestues pro-qeveritar u mblodhën pranë ndërtesës së parlamentit në Sofje, për të shprehur shqetësimin e tyre. Ata brohorisnin së bashku do t’ia dalim.
Petkov, i cili është një udhëheqës i arsimuar në Harvard dhe një politikan pro Bashkimit Evropian, u ka kërkuar ligjvënësve që të mbajnë parasysh interesat e qytetarëve ku të votojnë për mocionin.
Mocioni i mosbesimit u paraqit javën e kaluar nga partia e qendrës së djathtë, GERB, e ish-kryeministrit Bojko Borisov, i cili sundoi Bullgarinë për rreth një dekadë deri në vitin 2021. Ai u bazua në argumentet duke përmendur “dështimet” në financat publike dhe politikën ekonomike përballë rritjes së inflacionit.
Nëse qeveria humbet mocionin sot, kjo mund të shkaktojë zgjedhjet e katërta në Bullgari që nga prilli 2021 kur u zhvilluan zgjedhjet e fundit.
LEXONI GJITHASHTU
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta