Protokolli i sigurisë në transportin ajror, çfarë duhet të dinë pasagjerët

16 Qershor 2020 | 05:28

Nga dita e hënë, kanë rifilluar fluturimet me 3 shtete nga Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit, me Athinën, Vjenën dhe Beogradin.

Në ditët në vijim, pritet të rifillojnë edhe linjat ajrore me Italinë, ndërkohë që për të gjithë qytetarët që planifikojnë të udhëtojnë jashtë, duhet të jenë të informuar se çfarë parashikon protokolli i sigurisë për transportin ajror. 

Autoriteti i Aviacionit Civil do të mbikëqyrë zbatimin e këtij protokolli nga Enti Menaxhues i Aeroportit dhe operatorët ajrorë që fluturojnë për dhe nga Shqipëria, si dhe do të koordinojë me Institutin e Shëndetit Publik dhe Inspektoratin Shtetëror Shëndetësor për të lehtësuar zbatimin e këtyre masave.

Disa prej masave konsistojnë në respektimin e 1,5 metrave distancë nga njëri-tjetri, përdorimi i detyrueshëm i maskës, teksa pasagjerët që nuk zbatojnë masat parandaluese nuk do t’u jepet akses në ndërtesën e terminalit të aeroportit, në kabinë ose do të zbriten edhe nga avioni.

Pasagjerët që shfaqin simptoma nuk do të lejohen të udhëtojnë, ndërsa masa të rrepta parashikohet edhe për ekuipazhin e avionit.

Shef i kabinetit të drejtorit ekzekutiv në Autoritetin e Aviacionit Civil, Feliks Baci tha në Euronews Albania se udhëtimet e pasagjerëve do të bëhen sipas një protokolli strikt.

“Çdo udhëtar që pret biletën ai duhet të njihet me rregullat e hyrjes në një shtet apo në një tjetër. Çdo shtet ka paqartësi. Çdo udhëtar është përgjegjës për vendin së ku do udhëtojë. Rregullat janë strikte, që nga vënia e këmbës brenda aeroportit, gjatë hipjes në avion dhe deri në arritjen në destinacion. Çdo aktor ka rregullat ë përcaktuar. Udhëtarët do ndeshen më një staf të trajnuar’, tha ai.

Më tej z. Baci shtoi se Shqipëria i ka dhënë prioritet fluturimeve “charter” për t’i ardhur në ndihmë sektorit të turizmit.

“Qasja që ne kemi në nivel ministerial është që t’u japim prioritet fluturimeve charter. Kjo për t’i shërbyer zinxhirit të nevojave ekonomike dhe turizmit. Fluturimet charter zunë një prioritet në krahasim më fluturimet e programuara”, shtoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026