Zelenski i bën thirrje BE-së për paketë të shtatë sanksionesh ndaj Rusisë
Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski deklaroi se Bashkimi Evropian duhet të miratojë sa më shpejt një tjetër paketë sanksionesh ndaj Rusisë, që do të ishte e shtata.
Kërkesa e tij, vjen ndërsa 27 liderët e Bashkimit Europian do të takohen këtë javë për të marrë një vendim përfundimtar për Ukrainën në lidhje me dhënien e statusit të vendit kandidat, shkruan CNN.
“Unë do të bëj çmos për të siguruar që vendimi historik i Bashkimit Evropian të miratohet. Kjo është e rëndësishme për ne”, tha Zelenski gjatë fjalimit të tij, mbrëmjen e së martës.
Zelenski foli gjithashtu për politikën anti-evropiane të Rusisë dhe përgjigjen e Moskës ndaj Lituanisë që bllokoi mallrat e transitit drejt Kaliningradit.
“Rusia duhet të ndjejë një rritje të vazhdueshme të presionit për luftën dhe për politikën e saj agresive anti-evropiane,” theksoi presidenti.
LEXONI GJITHASHTU
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta