Avokatët në Korçë bojkotojnë edhe seancat për masat e sigurisë

22 Qershor 2022 | 14:26

Kryetari i Dhomës së Avokatisë në Korçë, Arben Lena deklaroi se është marrë një vendim për bojkotimin e seancave për masat e sigurisë, në datat 24 dhe 25 qershor.

Vendimi u mor këtë të mërkurë, teksa në mbledhje e avokatëve të Korçës ishte i pranishëm edhe Kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Maks Haxhia.

Lena bëri me dije se në lidhje me këtë vendim, janë njoftuar autoritetet përkatëse dhe shtoi se janë të gatshëm që të përballen me pasojat.

Ndërsa, Maks Haxhia pohoi se qëndrimi i Dhomave të Avokatisë është në unitet dhe nuk është e vërtetë që ka përçarje.

Prej 8 ditësh, avokatët e Korçës kanë bojkotuar qindra seanca duke shkaktuar krizë në sistemin e drejtësisë, për shkak se janë shprehur kundër hartës së re gjyqësore.

Harta e re gjyqësore ka sjellë debate e kundërshti. Ajo parashikon në total 13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe shkrirjen e gjykatave të apelit në një të vetme. Avokatët i kërkojnë qeverisë të mos e miratojë këtë skemë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026