Ftesa për dialogun, Thaçi optimist: Kosova ka besuar te SHBA dhe ka dalë fituese
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se e ka mirëpritur ftesën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për takimin e 27 qershorit për dialogun Prishtinë-Beograd.
“Institucionet e Kosovës pas ftesës së SHBA-ve të presidentit Trump dhe ambasadorit Grenell për të vazhduar dialogun i janë përgjigjur pozitivisht dhe mirëpresim këtë hap vendimtar të SHBA-ve me besim të plotë se është koha që të lëvizim përpara si shtet dhe shoqëri, por edhe për paqen në tërë rajonin”, tha Thaçi .
Përmes një konference për mediat, kreu i shtetit kosovar u shpreh i bindur dhe besimplotë që angazhimi konkret i SHBA është sinjal për aspiratat e Kosovës.
“SHBA, por edhe aleatët tanë të tjerë të përbashkët europianë janë të gatshëm të investojnë në Kosovë. Pra, në Kosovën e konsoliduar si shtet i pavarur. Ftesa për 27 qershorin për takim në Shtëpinë e Bardhë, rrit shpresën, optimizmin dhe besimin se ky proces do të këtë sukses”, tha Thaçi.
Teksa citon deklaratat e Uashingonit, Thaçi shprehet se ky proces do të shoqërohet me njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë si dhe anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare.
“Ky proces e ka mbështetjen e qartë të SHBA, të vetë presidentit Trump, por edhe vizonin e ambasadorit Grennel. Kosova ka besuar gjithmonë te SHBA dhe ka dalë fituese. Uashingtoni ka thënë qartë se ky proces është për njohjen reciproke në mes Kosovës dhe Serbisë, por në të njëjtën kohë për të vijuar anëtarësimin e Kosovës, në organizata ndërkombëtare, e në veçanti në OKB. Ky proces është për Kosovën dhe për të gjithë qytetarët e saj”, tha Thaçi.
Presidenti ftoi palët politike të tregojnë koordinim dhe unifikim, me qëllim që Kosova të dalë fituese në takimin e 27 qershorit në Uashington.
“Të bashkuar dhe në partneritet me SHBA, jam i bindur se do t’ia dalim me sukses dhe do të kemi rezultate konkrete. Kështu ka qenë edhe në Rambuje, edhe në Vjenë dhe jam i bindur se kështu do të jetë edhe në Uashington. Kosova nuk ka kohë për të humbur, nuk ka kohë për hezitim por duhet të lëvizim drejt perspektives që të jemi pjesë e OKB, NATO dhe BE. Këtë synim, këtë vullnet të qytetarëve të Kosovës mund ta realizojmë vetëm në besim dhe partneritet në raport me BE, shtete e NATO-s dhe shtetet e Bashkimit Europian. Por tani, tërë fokusi duhet të jetë që Kosova të jetë e unifikuar dhe të dalë me sukses në takimin e Uashingtonit me 27 qershor”, shtoi ai.
Kreu i shtetit të Kosovës tha se nuk do të diskutohet integriteti territorial i vendit.
“Në asnjë rrethanë nuk pretendohet nga askush, as në Uashington të cenojë integritetin territorial të vendit dhe ftoj të gjithë që mos të përhapin dezinformin për shkëmbim territoresh. As nuk do të ketë cenim të integritetit territorial e as diskutim për integritetin territorial të Kosovës”, tha ai.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania