Rekord negativ, 82 raste të reja me COVID-19, rritet numri i viktimave

16 Qershor 2020 | 09:06

Kurba e rritjes së personave të infektuar me COVID-19 nuk njeh rënie. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 364 teste të dyshuara me coronavirus, prej të cilëve 82 kanë rezultuar pozitivë. Ndërkohë siç njofton Ministria e Shëndetësisë, një qytetar nga Puka ka ndërruar jetë duke e çuar numrin e viktimave në 37.

Specialistja e Instituti i Shëndetit Publik, Marjeta Dervishi bëri me dije shpërndarjen e rasteve të reja të regjistruar në 24 orët e fundit, ku Tirana vijon të mbajë “flamurin” e infektimeve.

“Shpërndarja gjeografike e të prekurve në 24 orët e fundit është si vijon: 28 të prekur në Tiranë, 18 në Shkodër,10 në Krujë, 8 në Durrës, 7 në Vlorë, 3 në Kamëz, nga 2 raste në Kukës, Elbasan, Fier dhe nga 1 I prekur në Korçë dhe Pukë”, tha ajo.

Ndërkohë, 9 qytetarë i janë shtuar listës së të shëruarve duke e çuar numrin total që nga fillimi i epidemisë në 1064.

Aktualisht në spitalin infektiv po marrin shërbim 50 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar. Në të gjithë Shqipërinë janë 571 persona aktivë me COVID-19, të shtrira kryesisht në Tiranë, Shkodër dhe Krujë.

Mes tjerash, Ministria e Shëndetësisë ftoi qytetarët të jenë vigjilentë dhe të ruajnë masat e diktuara nga strukturat përkatëse.

“E vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e infeksionit është duke ruajtur distancën fizike, duke ruajtur higjienën personale, bizneset dhe institucionet duke respektuar protokollet e përcaktuara. Në këto kushte është domosdoshmëri mbajtja e maskës në ambiente publike kur nuk është e mundur të ruhet distanca fizike”, apeloi Dervishi. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026