Ronaldo kërkon rekordin, portugezi ka fituar të gjithë trofetë e mundshëm me klube, veç Kupës së Italisë
Cristiano Ronaldo ka fituar shumë trofe në karrierën e tij. Portugezi ka rritur që të fitojë të gjithë kompeticionet ku ka marrë pjesë në nivel klubesh, përveç kupës së Italisë.
P5 herë fituesi i topit të artë është tashmë në kërkim të një rekordi personal për ti shtuar një tjetër trofe të rëndësishëm karrierës së tij.
Vitin e kaluar nuk mundi që të afrohej as në finale pasi juventusi i tij u eliminua nga Atalanta, ndërkohë që këtë vit është më pranë se kurrë.
Juventusi i tij do ketë përballë Napolin në finalen e 17 qershorit dhe vëmendja sigurisht që do jetë e gjitha te Ronaldo pasi tifozët bardhezi presin shumë nga ai.
Nëse arrin të triumfojë atëherë portugezi do ta çonte në 31 numrin trofeve të fituar gjatë gjithë karrierës së tij. Mungon triumfi në kampionatit botëror, një objektiv ky që vështirë të arrihet nga portugezi
Ndërkohë që në kërkim të një rekordi është edhe Gianluigi Buffon. Portieri italian kërkon që të ngrejë lart trofeun e kupës së Italisë për herë të gjashtë në karrierë.
Nëse e bën diçka të tillë atëherë do të barazonte Roberto Mancinin i cili gjithashtu numëron 6 trofe të kupës së Italisë.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet