Të mbijetuarit nga Covid-19, pas terapisë intensive pacientët i nënshtrohen rehabilitimit fizik e psikologjik

16 Qershor 2020 | 10:00

Vicente Marques është një nga të mbijetuarit e Covid-19. Por për gjashtë javë ai ka qëndruar në terapi intensive në oksigjen, një terapi e cila ka lënë disa pasoja tek ai e madje ka humbur 25 kg.

Më 21 maj, ai u pranua në Qendrën e Rehabilitimit të Veriut, në Vila Nova de Gaia,  në Portugalinë Veriore për të ndjekur një program gjithëpërfshirës dhe intensiv të rehabilitimit që duhet të zgjasë të paktën një muaj e gjysmë.

“Për shkak të kujdesit intensiv ai është i dobët, për shkak të mbajtjes së tubit në gojë ka vështirësi për të gëlltitur ushqime. Pacienti ka po ashtu ulçer presioni, dhe të tjera pasoja neuropsikologjike, të cilat vijnë nga sëmundja e zgjatur kritike,” tregon mjekja e tij Inês Machado Vaz.

Për vetë Marques, sëmundja ishte njw befasi.

“Kam qenë gjithnjë një person i shëndetshëm. Nuk kam qenë asnjëherë sëmurë në jetën time dhe tani nuk mund të bëja një gjest të vogël si të hidhja një hap ose përkulja,” tregon ai.

Të tjerë pacientë të mbijetuar nga Covid-19 po mësojnë sërish sesi mund të veshin çorapet, po bëjnë terapi të të folurit dhe neuropsikologji. Vincente dhe 6 pacientë të tjerë po ndjekin programin e qendrës së rehabilitimit që përfshinë psikoterapi, ushqyerjen, dhe infermierinë rehabilituese.

 Qëllimi është që pacientët të bëhen të pavarur sa më shpejt të jetë e mundur.

“Tani mund të qëndroj vetë në këmbë. Mund të lëviz pak. Eci mirë kur jam i shoqëruar, ata kanë frikë se unë mund të humbas ekuilibrin. Unë mund të ngjis shkallët, mund të lahem, të vishem vetë.  Po bëhem i pavarur sikur isha më parë’, tregon Vicente Marques.

Vincente ende ka një rrugë të gjatë në terapinë psikologjike.  Vetëm pak kohë pasi i zgjua ai mësoi se motra e tij e cila jetonte në Francë nuk mundi të mbijetonte edhe ajo e prekur nga Covid-19.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026