KQZ konfirmon socialistët, bie kërkesa për ndërprerje mandati, Malaj e Gurra vazhdojnë detyrën
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) konfirmoi në detyrë dy kryebashkiakët socialistë të verifikuar nga Prokuroria.
Partia Demokratike kishte kërkuar ndërprerjen e mandatit të Agron Malajt, kryetar i Bashkisë Mat me argumentin se preket nga ligji i dekriminalizimit.
Malaj nuk u paraqit vetë për t’u mbrojtur por kishte avokaten e tij, e cila theksoi se dënimi që ai ka marrë për armëmbajtje pa leje nuk përbën pengësë për të ushtuar mandatin pasi vepra është parashkruar.
“Bëhet fjalë për ngjarje të ndodhur në Burrel, 21 vjet më parë kur në vend të lodrave në duart e fëmijëve kishin armët,” – u shpreh avokatja e Malajt.
Të këtij mendimi ishin edhe anëtarët e KQZ-së. Komisioni me vota unanime rrëzoi kërkesën e PD-së.
Por vendimi i marrë nga KQZ-ja mund të konsiderohet edhe si i fundit i këtij niveli pasi të pestë anëtarët e KQZ-së do t’u ndërpritet mandati në momentin e miratimit të reformës zgjedhore, e cila shkrin KQZ-në.
Batutat dhe ironitë për këtë nuk munguan. Kur po shqyrtohej kërkesa e dytë, ajo për shkarkimin e kryebashkiakut të Librazhdit, Kastriot Gurra, po me të njëjtin pretendim se prekej nga ligji i dekriminalizimit, përfaësuesi i PS-së Eridian Saliani u shpreh se KQZ nuk ka pse të zgjatet pasi “Prokuroria ka bërë hetimin dhe pretendimet kanë dalë të pabaza” dhe nuk kishte nevojë për komente, as nga nënkryetari Debar Bibia, i cili pa mikrofon dha edhe qëndrimin se si do bëhet verifikimi i dekriminalizimit me KQZ-në e re.
“Pa merak se do e bëni me 1 dhe do jua qajë ligjin e dekriminalizimit ai njishi,” u shpreh Biba.
Pas vendimit të KQZ-së, PD reagoi duke paralajmëruar kallëzimin për shpërdorim detyre të 5 anëtarëve të saj dhe akuzoi kryeministrin Rama se “mbron personat e inkriminuar”.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet