Mbyllja e çerdhes në Tiranë, Beqiri: Edukatorja e infektuar dyshohet se ka pasur vjehrrën me COVID-19
Një çerdhe është mbyllur dje në Tiranë nga autoritetet shëndetësore, pasi një edukatore, e cila punonte aty pas testit të kryer rezultoi pozitive me COVID-19. Bëhet fjalë për çerdhen nr.16 në rrugën “Ismail Qemali”.
Sipas burimeve te Euronews Albania, 20 pjesëtarë të stafit si dhe prindërit e fëmijëve janë këshilluar që të vihen në karantinë për 14 ditë, teksa mjediset e çerdhes janë dezinfektuar.
Lidhur me këtë rast, Euronews Albania zhvilloi një bisedë me drejtoren e Qendrës Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve në Bashkinë e Tiranës, Zhaneta Beqiri. Ajo tha se çerdhja në Tiranë ka pezulluar aktivitetin për 14 ditët e ardhshme, pasi po kryhen hetime epidemilogjike.
“Ditën e diel nga Operatori i Kujdesit Shëndetësor ne jemi njoftuar se në çerdhen nr.16 ka pasur një njoftim se një edukatore dyshohej për COVID-19. Menjëherë kemi mbyllur atë grup, duke e zëvendësuar edukatoret e atij grupi me edukatore të tjera. Kemi ridezinfektuar për herë të tretën herë çerdhen. Ditën e hënë shërbimi në çerdhe ka filluar normalisht. Kemi pasur rreth 53 fëmijë, me një staf 16 edukatore, 4 zonja mbështetëse dhe staf tjetër mbështetës. Dje rreth orës 14:00, Inspektorati Shtetëror ka dalë me një vendim të ndërmjetëm për pezullim të shërbimit për shkak të një hetimi epidemilogjik që do ndodhte për të gjithë stafin e çerdhes në bllok. Çerdhja e ka sot shërbimin e pezulluar për një afat 14 ditor. Ajo që është e rëndësishme, se para se çerdhet të hapeshin, çerdhet janë ridezinfetkuar dhe janë pajisur me pakot higjienike”, tha ajo.
Ajo tregoi reagimin që kanë pasur prindërit pas këtij rasti, ku tha se shqetësimi i tyre ka qenë tepër i lartë. Sipas saj, në rrugë ende jo-zyrtare, edukatorja që është diagnostikuar me COVID-19 ka pasur vjehrrën e prekur nga coronavirus.
“Në momentin që dje ne kemi njoftuar prindërit, meraku i tyre ka qenë: se cila ka qenë edukatorja dhe a ka qenë ajo edukatorja e fëmijëve të tyre. Dje nuk e kemi pasur emrin, por në momentin që ne kemi zyrtarisht vendimin mund ta bëjmë publike. Kemi një informacion, por ky informacion nuk është zyrtar. Është një edukatore, e cila nuk ka qenë për një javë në atë çerdhe dhe kjo edukatore ka pasur vjehrrën me COVID-19 dhe është bërë pjesë e hetimit”, shtoi ajo.
Së fundmi kjo çerdhe frekuentohej nga rreth 50 fëmijë, ndërsa Instituti i Shëndetit Publik ka nisur hetimin epidemilogjik të rastit.
Lexoni gjithashtu:
Edukatorja diagnostikohet me COVID-19, mbyllet çerdhja në Tiranë
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet