Ushtria gati për valën e dytë, kreu i Forcave të Armatosura: Po ndjekim udhëzimet e NATO-s

16 Qershor 2020 | 10:42

Gjatë izolimit për shkak të pandemie, ushtria doli në rrugë dhe u përfshi në aksionet për zbatimin e masave anti-covid, por sipas Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bardhyl Kollçaku, misioni ende nuk ka përfunduar.

Ushtria shqiptare është e përgatitur edhe për një valë të dytë sa i takon COVID-19. Kjo u bë e ditur nga kreu i Forcave të Armatosura, Gjenerali Bardhyl Kollçaku gjatë raportimit ne Komisionin e Sigurisë Kombëtare. 

“Forcat e Armatosura janë në kontakt të ngushtë me Task-Forcën e NATO-s dhe sipas udhëzimeve të tyre po planizojnë masat që duhet të ndërmarrin për një valë të dytë të mundshme të COVID-19 në vjeshtë të këtij viti”, tha ai .

Kollçaku tha se janë marrë masa dhe janë vendosur protokolle për mbrojtjen e forcave nga infektimi ndërkohë që po rishikohen kapacitetet shëndetësore por edhe ato të rezervave materiale, ndërsa siguroi deputetët se pandemia nuk ka ndikuar në projektin për shndërrimin e bazës ajrore të Kuçovës në një bazë të NATO-s. 

“Shumë shpejt do të kemi lajme të mira edhe për atë që e presim të gjithë për të filluar punimet. Nga situata e COVID-19 nuk ka pengesa dhe zvarritje nga ana jonë jo e jo, por as nga ana e Aleancës”, shtoi Kollçaku.

Pavarësisht pandemisë Shqipëria vijon me detyrimet karshi NATO-s ku se fundmi dy grupe të Forcave Speciale u dërguan në Afganistan ku do shërbejnë në Aeroportin e Kabulit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026