Berisha për protestën: Shqiptarët në rrezik, Rama do largohet

23 Qershor 2022 | 10:41

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se qytetarët shqiptarë janë në rrezik për shëndetin, vendin e punës si dhe të ardhurat e tyre, ndaj beson se më 7 korrik, Tirana do të jetë e mbushur me protestues kundër qeverisë.

Në një deklaratë për mediat jashtë ambieteve të Kuvendit, Berisha bëri me dije se protesta do të zhvillohet në orën 19:00 dhe se është e hapur për çdo shqiptar.

Berisha tha se kryeministri Edi Rama nuk është larguar më parë nga protestat, por paralajmëroi se do të largohet.

“Qytetarët shqiptarë, duke filluar nga interesi i tyre kombëtar, tek shëndeti, vendi i punës, xhepat e tyre, ndjejnë se janë në rrezik të madh. Ndjejnë një thirrije të brendshme se duhet me çdo kusht t’i dalin zot vetes dhe të marrin në dorë fatet e vendit.

Protesta është e hapur për të gjithë shqiptarët dhe është më datë 7 korrik, në orën 19:00. Tirana do derdhet e tëra. Do protestohet ndaj qeverisë dhe parlamentit. Me vendosjen e monizmit dhe zhdukjen e “check and balance”, kushtetutshmëria e kësaj qeverie ka rënë në mënyrë përfundimtare. Rama nuk është larguar, por do të largohet”, theksoi kryedemokrati.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” foli në lidhje me reformën territoriale, ndërsa deklaroi se kryeministri Edi Rama...
22:23 | 23/07/2026

Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, deklaroi se mbështet protestat dhe protestuesit, duke i cilësuar ata si “rininë e...
22:08 | 23/07/2026

Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shfaqet duke përgatitur fjalimin që do të mbajë të premten në mbledhjen e grupit...
21:52 | 23/07/2026