IKMT-ja aksion në Dhërmi, prish 11 objekte pa leje të ngritura mbi rërë
Instituti Kombëtar i Mbrojtës së Territorit vijon punën në terren duke prishur ndërtesat pa leje që janë ndërtuar përgjatë vijave bregdetare.
Ky organ ka ndaluar këtë të martë në Dhërmi ndërsa nga kontrollet e kryera ka konstatuar 11 objekte të ngritura ilegalisht mbi rerën e plazhit.
IKMT-ja ka ndërhyrë me mjete të rënda duke shembur ndërtesat, kurse ndaj pronarëve abuzivë janë aplikuar masa administrative dhe ligjore.
“Gjatë kësaj jave është verifikuar linja e bregdetit në Dhërmi ku u konstatuan 11 ndërtime pa leje, të ngritura në kundërshtim edhe me rregullat teknike, pasi ishin vendosur në rërë.Ndaj këtyre objekteve është ndërhyrë me mjete duke i prishur, ndërsa ndaj pronarëve abuzivë janë marrë masa administrative dhe kryer veprimet procedurale për ndërtime në kundërshtim me ligjin”, njofton IKMT-ja.
Ky aksion pritet të shtrihet në gjithë bregdetin shqiptare dhe kudo ku ka ndërtime pa leje. Policia e Shtetit dhe IKMT ftojnë qytetarët që të denoncojnë shkeljet që konstatojnë.
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.