Zelenski i pranishëm online në samitin e NATO-s që zhvillohet në Madrid

23 Qershor 2022 | 11:20

Spanja bën me dije se presidenti Volodimir Zelenski do të marrë pjesë në samitin e NATO-s që do të zhvillohet javën e ardhshme në Madrid.

Edhe pse anëtarësimi i Ukrainës në aleancën ushtarake nuk është aspak realist, ky samit do të jetë një mundësi për Zelenski-n që të sigurojë më shumë mbështetje.

“Ukraina do të ketë një seancë speciale në kuadër të seancave të punës të këtij samiti dhe Presidenti Zelensky do të jetë i pranishëm përmes videokonferencës”, u shpreh ministri i Jashtëm i Spanjës.

Shefi i NATO-s Jens Stoltenberg deklaroi se pret që liderët e NATO-s në takimin e Madridit të bien dakord për të ndihmuar ushtrinë e Ukrainës që nga pajisjet e epokës sovjetike të përdorin armë moderne.

Gjatë një paneli diskutimi në Bruksel, Stoltenberg dha këtë paralajmërim.

“Çmimi që rrezikojmë të paguajmë nëse Putin del përpara duke përdorur forcën ushtarake kundër një shteti të pavarur demokratik në Evropë, do të jetë shumë më i lartë se çmimi që paguajmë sot për të mbështetur Ukrainën”, u shpreh ai.

Ndërkohë, sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes, sulmet ruse në lindje të Ukrainës po vrasin një numër të madh të trupave të Kievit. Zëdhënësi i saj pretendoi se deri në 500 ushtarakë ukrainas ishin vrarë në sulme me raketa në kantierin detar Okean në qytetin e Mykolaiv.

Moska ka mohuar se Ukraina ka depërtuar në mbrojtjen e saj ajrore përmes një sulmi me dron në një rafineri nafte ruse duke pretenduar  se ishte një akt terrorist.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026