Diaspora mbetet pa agjenci, MEPJ: Do kursejmë 71 mln lekë

23 Qershor 2022 | 15:22

E krijuar 5 vite më parë, Agjencia e Diasporës do të shkrihet.

Arsyet e një vendimmarrjeje të tillë nga ana e qeverisë lidhen me kostot dhe faktin se punën e kësaj strukture e bën prej vitesh një sektor në Ministrinë e Jashtme.

Në këtë ministri do të ketë një riorganizim të brendshme, duke i kursyer buxhetit të shtetit, siç thotë projektligji ku propozohet shkrirja, 71 milionë lekë, nga të cilat 35 milionë janë shpenzime për personelin. Me paratë e qirave për zyrat mund të ngrihet një qendër kulturore në një shtet ku ka shumë shqiptarë.

Agjencia që merrej me çështjet e diasporës, thuhet në projektligj, thjeshton proceset që lidhen me to, por i ndërlikon duke sjellë kosto të panevojshme në buxhetin e shtetit.

Një vit më parë u shkri Ministria e Diasporës e drejtuar nga Pandeli Majko. Tashmë shkrihet edhe agjencia. Punën e saj do ta bëjë një departament në Ministrinë e Jashtme dhe ambasadat e konsullatat shqiptare nëpër botë.

Sipas statistikave të INSTAT, Shqipëria është vendi me diasporën më të madhe në botë ne raport me numrin e popullsisë, nëse nuk llogarisim vendet e vogla, nën 1 mln banorë. Shqiptarët e diasporës humbën ministrinë, por prej vitesh nuk kanë as të drejtë vote, që pavarësisht premtimeve, nuk është mundësuar asnjëherë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026