Rritja e ndërgjegjësimit përmes aktiviteteve në Ditën Ndërkombëtare të Romëve

8 Prill 2022 | 17:24

8 Prilli është Dita Ndërkombëtare e Romëve, një moment për të festuar kulturën, trashëgiminë dhe arritjet e romëve.

Udhëtimi i romëve është i karakterizuar nga padrejtësia, por është gjithashtu një histori lumturie, krenarie dhe kënaqësie. Pavarësisht sfidave me të cilat përballen, romët vazhdojnë të ecin përpara dhe të zhvillojnë kulturën dhe traditat e tyre.

Duke qenë se kjo ditë ofron një mundësi për organizatat dhe individët romë për të rritur ndërgjegjësimin për ta, ekipi i RCC-së për Integrimin e Romëve organizoi aktivitete për të festuar këtë ditë të rëndësishme, duke filluar me shfaqjen për znj. Miroslava Živanovic, një grua e talentuar rome.

Pas më shumë se 20 vitesh që ajo kishte punuar si estetiste, znj. Živanovic filloi prodhimin e produkteve natyrale, organike për kujdesin e lëkurës dhe trupit – Krasula.

“Gjatë viteve, kam pasur mundësinë të dëgjoj me kujdes nevojat e klientëve të mi. Kur filloi pandemia, vendosa të filloja të prodhoja produktet e mia natyrale, të bëra me dorë për lëkurën dhe trupin. Miqtë dhe të afërmit e mi i donin ato, kështu që unë fillova t’i shes. Të gjitha produktet e mia janë të regjistruara dhe verifikuara në laboratorë, dhe jam veçanërisht krenare për produktin tim të fundit, balsam për kujdesin e putrave të kafshëve shtëpiake, i cili më krijoi mundësi të reja në industrinë e kujdesit për kafshët shtëpiake”, tha znj. Zhivanoviq.

Eventi ‘Kultura si frymëzim’ i organizuar së bashku me Institutin Evropian të Romëve për Artin dhe Kulturën në Serbi (ERIAC Serbia) dhe me lëvizjen qytetare Opre Roma Serbia, u mbajt në ambientet e Galerisë ERIAC Serbia në Beograd.

Gjatë aktivitetit, një panel diskutimi, u përpoq t’i përgjigjet pyetjes në lidhje me rolin e artit dhe kulturës në lëvizjen rome, mënyrat në të cilat artistët janë të pranishëm dhe të dukshëm në lëvizjen rome dhe si mundet talenti dhe krijimtaria të jetë një frymëzim për përparim dhe ndryshim.

Osman Baliq, kryetar i Lidhjes Rome; Jelena Reljic, sociologe dhe aktiviste e Opre Roma Serbisë; Dragan Ristiq, muzikant dhe producent; dhe Zoran Tairoviç, artist multimedial; morën pjesë në diskutim.

Gjatë aktivitetit, të pranishmit patën rastin të shijojnë edhe performancën muzikore të Iva Barcic dhe orkestrës Very Naiss, si dhe himnin rom ‘Gelem, Gelem’ nga znj. Silvija Nesic.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026