Gjykata Supreme e SHBA vendos pro përdorimit të armëve

23 Qershor 2022 | 22:40

Gjykata Supreme në Shtetet e Bashkuara deklaroi të enjten se amerikanët kanë të drejtë të mbajnë armë në publik.

Vendimi, i marrë me 6 vota pro dhe 3 kundër, vjen pas një seri incidentesh me armë.

Autoritetet në Nju Jork reaguan të zemëruara nga vendimi, i cili hedh poshtë atë të marrë nga gjykata vendore që kufizonte armëmbajtjen.

“Vendimi nuk është thjesht i pamatur. Ai është i qortueshëm. Nuk është kjo ajo që duan qytetarët tanë dhe ne duhet të kemi të drejtën të përcaktojmë se çfarë duam në shtetin tonë. Nëse qeveria federale nuk do të ndryshojë ligjet për të na mbrojtur, atëherë shtetet tona dhe guvernatorët kanë përgjegjësinë morale të bëjnë atë çka munden. Dhe ne kemi ligje që mbrojnë qytetarët tanë për shkak të asaj që po ndodh; çmenduria e kulturës së armëve që ka përfshirë këdo, deri në Gjykatën Supreme”, tha Kathy Hochul, guvernatore e Nju Jorkut.

Shoqata lobiste e armëve, NRA, mirëpriti vendimin e instancës më të lartë gjyqësore përmes një postimi në rrjetin social Twitter.

Vendimi vjen rreth një muaj pasi një 18-vjeçar përdori një armë automatike për të vrarë 10 afro-amerikanë në një treg në Bufalo, si dhe pasi një i ri i së njëjtës moshë përdori një armë të ngjashme për të vrarë 21 persona në një shkollë fillore në Teksas.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026