Ai është vënë në qendër të vëmendjes prej disa muajsh, pasi u konstatua se kishte marrë pjesë në disa festa në kohën kur vendi ishte nën izolim për shkak të pandemisë.
Johnson nën presion pas humbjes katastrofike të konservatorëve në dy rajone
Partia Konservatore e kryeministrit britanik, Boris Johnson pësoi një disfatë të thellë në zgjedhjet e brendshme të parakohshme, të zhvilluara në dy rajone, Tiverton & Honiton dhe Wakefield.
Pas kësaj humbjeje, janë shtuar dyshimet për të ardhmen e Johnson në krye të qeverisë britanike, shkruan Reuters.
Disfata, sidomos në rajonin e Tiverton, një bastion i konservatorëve, tregon se koalicioni qeverisës mund të kriset.
“Është absolutisht e vërtetë që kemi pasur disa rezultate të vështira të zgjedhjeve të brendshme. Unë mendoj se si qeveri duhet të dëgjoj se çfarë thonë njerëzit,” tha Johnson pas rezultateve.
Pak ditë më parë, Johnson i mbijetoi mocionit të mosbesimit, pas votimit të deputetëve të Partisë Konservatore.
211 anëtarë të partisë (58.8%) votuan pro qëndrimit të 57-vjeçarit në krye të qeverisë, përkundrejt 148 që votuan kundër.
LEXONI GJITHASHTU
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet