Lehtësimi i masave nga coronavirus rikthen emigrantët në dyert e Europës
Gjatë majit, shifra e emigrantëve që kanë trokitur në dyert e Europës ishin pesëfish më të larta se ato të muajit të shkuar, teksa kontinenti ka nisur të lehtësojë masat e të rihapë kufijtë.
Frontex, Agjencia Europiane e Rojeve Bregdetare dhe Kufirit, tha të hënën se kishte regjistruar mbi 4 mijë kalime të jashtëligjshme, krahasuar me 900 në prill, shifra më e ulët që kur nisi të numërimi i tyre për herë të parë në 2009.
Deri më tani, 31.600 persona kanë hyrë në Europë në mënyrë të jashtëligjshme, një rënie me 6 për qind nga e njëjta periudhë në 2009.
Prej të cilëve, rreth 12 mijë kanë mbërritur përmes së ashtuquajturës “Rrugës Mesdhetare Lindore” nga ujërat e Turqisë në Greqi. Pjesa më e madhe e atyre që mbërrijnë në Turqi janë nga Afganistani, sipas të dhënave të publikuara nga Frontex.
Gjatë fundjavës, një anije me disa dhjetëra emigrantë u përmbyt në Mesdhe, dhjetëra persona u shpallën të humbur ndërkohë që për shumë të tjerë mendohej se ishin mbytur në brigjet e Libisë.
Organizata Ndërkombëtare për Migracionin deklaroi në mars se mbi 20 mijë emigrantë kanë humbur jetën duke u përpjekur të kalojnë Mesdheun që nga 2014.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania