Porti i Konstancës në Rumani, qendra kryesore për eksportin e grurit ukrainas
Në kohën kur forcat ruse kanë bllokuar portet ukrainase në Detin e Zi mbeten dy mundësi, që produktet të transportohen me rrugë tokësore ose hekurudhore në Poloni e më pas një Detin Baltik dhe zgjidhja e dytë të transportohen përmes Danubit në Rumani.
Pikërisht nga porti i Konstancës është rruga direkte për në Mesdhe. Ky është terminali i drithit me ngarkesën më të shpejtë në Evropë.
Por, kapaciteti është ende i pamjaftueshëm, pavarësisht zgjerimeve të fundit.
“Nëse duam të vazhdojmë të ndihmojmë fermerët ukrainas, na duhen pajisje që të na ndihmojnë të rrisim kapacitetet tona. Kjo do të thotë investime që ne mund t’i ndërmarrim vetëm pjesërisht, këto do të mund t’i përdorim edhe pas përfundimit të luftës. Ato që mund të bëhen të padobishme, askush nuk do t’i blejë”, shprehet Dan Dolghin, drejtor i operacioneve për drithërat.
Presidenti rumun, Klaus Iohannis javën e shkuar gjatë vizitës në Kiev tha se vendi i tij po përpiqej të gjente një zgjidhje për eksportin e grurit ukrainas.
Por, me kalimin e kohës situata mund të përkeqësohet. Ministri ukrainas për agrikulturën në parlamentin europian shpjegoi përse.
“Vendet evropiane do të fillojnë korrjen brenda një muaji dhe sipas nesh porti rumun i Konstancës do të bashkëpunojë më së shumti me kompanitë evropiane dhe kapaciteti i tij do të ngarkohet me eksportet e tyre. Do të ndërlikojë më tej eksportin e produkteve ukrainase”, theksoi Markian Dmytrasevych.
Që nga fillimi i luftës, Ukraina ka qenë në gjendje të eksportojë afërsisht një milion ton drithë përmes portit të Konstancës.
Megjithatë, më shumë se 20 milionë tonë janë ende në magazinat e vendit në pritje për t’u dërguar jashtë.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës