Shtohen infektimet me COVID në Europë, mbi 600 raste të reja në Kroaci

24 Qershor 2022 | 13:10

Në Europë javët e fundit janë shtuar infektimet me COVID-19, ku në Kroaci është shënuar rekord infektimesh që prej muajve të dimrit me virusin gjatë 24 orëve të fundit.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 612 raste të reja të infektimit me virusin SARS-CoV-2 dhe numri i rasteve aktive sot në Kroaci është gjithsej 2910.

Ndër ta, 229 pacientë janë në spital, nga të cilët pesë janë me respirator. Katër persona humbën jetën.

Që nga 25 shkurti 2020, kur u regjistrua rasti i parë i infeksionit në Kroaci, janë regjistruar gjithsej 1.143.966 persona me koronavirus, nga të cilët 16.047 kanë vdekur, gjithsej 1.125.009 janë shëruar, nga të cilët 468 në 24 orët e fundit. A

ktualisht janë 1.415 persona të izoluar.

Deri më tani janë testuar gjithsej 4.924.991 persona, nga të cilët 2.279 në 24 orët e fundit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026