Itali-Austri rihapin kufijtë pas polemikave

16 Qershor 2020 | 14:58

Kufiri italo-austriak u rihap ditën e martë me pëlqimin e qytetarëve që jetojnë në Brener, në anën austriake të kufirit që ndan dy vendet. Hapja u mundëson njerëzve të udhëtojnë lirshëm sërish dhe rifillimin e tregtisë ndërkufitare.

“Na është hequr një barrë e madhe nga shpatullat, një gur nga zemrat tona. Kaluam momente të vështira pasi askush nuk lejohej të vinte nga Italia edhe pse është vetëm 50 metra larg; dhe askush nga Austria nuk vinte këtu, sepse nëse nuk pinin kafe në Brener nuk kishin interes të bënin një udhëtim të gjatë”, deklaron Christian Stecher, pronar dyqani.

Shpresohet që hapja e kufijve mes vendeve anëtare të BE-së do të ndihmojë në shpëtimin e sezonit veror dhe turizmit, industri që është goditur rëndë nga bllokadat.

“Për shkak të kontrolleve dhe rradhëve të gjata ne nuk kishim klientë. E mbylla kafenenë për tre muaj pasi nuk kishte kuptim ta hapja. Mund ta kisha hapur një muaj më parë, por pa klientë nuk kishte kuptim”, thotë Frank Spinner, pronar kafeneje.

Zona Schengen me 22 vende plus Islandën, Lihtenshtejnin, Norvegjinë dhe Zvicrën vepron pa kontrolle kufitare, por kufijtë kanë qenë të mbyllur për tre muaj për shkak të epidemisë së koronavirusit.

Përpara krizës, mesatarisht 3.5 milionë persona kalonin çdo ditë një kufi të brendshëm të BE-së, sipas një raporti të Parlamentit Evropian, 1.7 milionë prej të cilëve për të shkuar në vendet e punës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026