”Google” akuzohet se fshiu fotot e Çërçill gjatë protestave kundër racizmit
Protestat e fundit kundër racizmit çuan në rrëzimin e statujave të ish tregtarëve të skllevërve në SHBA e Britani, si dhe të mbretit belg, Leopold II.
Disa protestues nuk donin të kursenin as kryeministrin e djathtë britanik, Uinston Çërçill, i cili udhëhoqi vendin gjatë Luftës së Dytë Botërore kundër Gjermanisë naziste.
Por këto ngjarje ngritën edhe një debat tjetër. Grupi i djathtë britanik, që favorizon daljen nga BE-ja, “Leave.eu”, akuzoi kompaninë “Google”, motorin më të madh në botë për kërkimin në internet, se kishte fshirë foton e Çërçillit nga rezultatet që dalin po të kërkosh me termin “lista e kryeministrave britanikë”.
Postimi u bë menjëherë viral dhe ngjalli diskutime të shumta nëse Google e kishte zgjedhur vërtet të fshinte foton e Çërçillit duke lënë ato të Adolf Hitlerit.
Për “Leave.eu”, kjo ishte një fushatë e organizuar për të ndotur imazhin e kryeministrit historik të Mbretërisë së Bashkuar.
Ndërsa politikani amerikan, republikani Devin Nunes, arriti deri aty sa të thotë se të gjitha fotot e Çërçillit ishin fshirë nga faqja e dheut.
Google reagoi me një postim të gjatë në Twitter. Ata dshpjeguan se gjatë muajit prill, kompanisë i kishin bërë vërejtje se fotoja që kishin përdorur për kryeministrin britanik nuk ishte e saktë.
Fotoja që ishte zgjedhur nga sistemi automatik i Google ishte e Çërçillit kur ishte në moshë shumë të re, dhe nuk ngjante me kohën kur ishte kryeministër.
Google e ka zgjidhur problemin duke angazhuar këtë herë redaktorë njerëzorë, jo robotë kompjuterikë, të cilët vendosën foton e saktë.
Kompania tha se gjëra të tilla normalisht ndreqen shpejt, por një defekt në sistem nuk e kishte lejuar ngarkimin e fotos.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme