Kryeministër shqiptar në RMV? Ziadin Sela: Ahmeti ka hallin e sondazheve, e ftoj në debat
Ziadin Sela, kryetar i Partisë Aleanca për Shqiptarët thotë se, slogani i fushatës së BDI-së “koha për kryeministër shqiptar” është përpjekje për të marrë vota me dozë të lartë nacionaliste. Ai tha se, Ali Ahmeti ka 18 vite në pushtet dhe ka treguar shpeshherë që nuk u qëndron zotimeve gjatë fushatës, përveç faktit se e konsideron aspak të arritshme një ide të tillë pasi do të nevojiteshin 61 vota në Parlament.
“Z. Ahmeti ka hipur në majë të thanës dhe i duket vetja sikur po thotë diçka. Është një propozim që erdhi në momentin kur të gjitha sondazhet koalicionin Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, e nxjerrin me më shumë vota se sa Bashkimi Demokratik për Integrim. Për pasojë Ali Ahmeti po bën përpjekjen e fundit dhe siç duket po përgatit terrenin për të shkuar në opozitë”, tha z. Sela.
“I bëj një thirrje, le të vijë në debat publik, unë dhe ai, dhe ta sqarojmë këtë çështjen të kryeministrit shqiptar. Kur flasim për kryeministër është rezultat i një shume numerike votash që është 61 dhe kur nuk e ke këtë numri nuk e bën dot kryeministrin. Në zgjedhjet Presidenciale kur ne përkrahëm një kandidat shqiptar që ishte z. Blerim Reka dhe z. Ali Ahmeti bënte thirrje që të mos votohen shqiptarët. Atëherë i pata thënë që Ali Ahmeti dhe lloji i tij brenda BDI nuk e kanë hallin te shqiptarët, se ata janë shqiptarë fakultativë”, tha kryetari i Aleanca për Shqiptarët duke shtuar se, në 18 vite vetëm një parti politike udhëheq dhe shoqëria shqiptare në Maqedoninë e Veriut jeton si në monizëm.
“Kur e do puna, bëhen krah për krah me lloj-lloj figurash kontraverse që janë paditur nga Gjykata e Hagës për gjenocid ndaj shqiptarëve në 2001 dhe tani ngre dozën e nacionalizmit. Nuk është kjo deklarata e parë e tillë. Në vitin 2014, tha se një nga porcionet e shtetit duhet të jetë shqiptar. Menjëherë pasi mori 150 mijë votave të shqiptarëve i ndryshoi prioritetet, as gjuhën shqiptare nuk e bëri as kryetarin e Parlamentit, bile kur po zgjidhej kryetari i parlamentit një shqiptar ai iku. Ali Ahmeti është aktor i lig”, shtoi ai.
Duke folur për programin e partisë së tij në zgjedhjet parlamentare të 15 korrikut, Sela tha se, programi është titulluar “shtet për të gjithë” duke pasur parasysh që shteti nuk ka qenë i barabartë për të gjithë në Maqedoninë e Veriut. “Duhet të marrin fund proceset e montuara politike, që sot e kësaj ditë vijojnë vendime mbas emrit dhe mbiemrin dhe jo sipas veprës penale. Shqiptarëve nuk u kthehen në investime taksat që paguajnë”, tha ai. Kreu i Aleancës për Shqiptarët foli dhe për vështirësitë që mund të hasen gjatë fushatës duke qenë se jemi ende në pandemi. “Kemi vështirësitë tona tani që hyjmë në fushatë, se vërtetë jemi në politikë por jam prind, baba”, u shpreh Sela.
Pas marrëveshjes mes partive politike, Maqedonia e Veriut po përgatitet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Në kushte pandemie, Komisioni për Sëmundje Infektive ka vendosur protokolle të veçanta të sjelljes së komisionerëve dhe votuesve. Gjithashtu është vendosur që votimi të ndahet në 3 faza, duke nisur nga data 13 korrik deri më 15 korrik. Po ashtu, presidenti Pendarovski ka zgjatur me 8 ditë gjendjen e jashtëzakonshme, e cila ka për qëllim përgatitjen pa pengesa të zgjedhjeve dhe veçanërisht zbatimin e masave për mbrojtjen e shëndetit publik gjatë procesit zgjedhor.
Klikoni këtu për videon e plotë.
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet