2021 vit më i mirë për kulturën, u shtuan shfaqjet dhe u rritën vizitorët

25 Qershor 2022 | 17:14

Viti 2021 tregon që kultura nisi të merrte jetë sërish pas viteve të pandemisë, ku aktivitetet ishin ndaluar.

Institucionet e artit dhe kulturës, kanë prodhuar dhe kanë rivënë 184 shfaqje më shumë krahasuar me vitin 2020, përkatësisht 512.

Por ajo që vihet re është se edhe pse në 2021 masat u letësuan numri i shikuesve ka rënë me 242 persona më pak se në 2020. Numri total i spektatorëve në 2021 ishte rreth 40 mijë.

Viti që lamë pas ishte pozitiv sa i takon shtimit të vizitorëve në muze, kala, apo parqe arkeologjike.

Numri i tyre u dyfishua, çka do të thotë edhe të ardhura më shumë të gjeneruar nga sitet historike. Në 2020, këto objekte u vizituan nga 190 mijë vizitorë dhe në 2021 mbi 423 mijë turistë kanë gjallëruar turizmin kulturor.

Frekuentimi më i lartë në institucionet e trashëgimisë kulturore ishte nga vendasit me 60,2 %.

Një publikim i Instat po ashtu ka studiuar edhe arsimimin në kulturë, ku regjistrimi në fusha të caktuara ka pësuar rënie me duke shënuar një rënie me 1,5 pikë përqindje, krahasuar me vitin e kaluar.

Fusha si  “Arte”, “Shkenca Humane dhe Gjuhët”, “Gazetari dhe Informim”, dhe “Arkitekturë dhe Ndërtim” janë preferuar nga gratë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026

Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër

Premiera e komedisë “Sonte do darkojmë në shtrat” është shfaqur në teatrin e Gjirokastrës, duke tërhequr interesimin e publikut dhe artdashësve të qytetit. Vepra e...
20:22 | 31/05/2026