49 të arrestuar për trafikun ndërkombëtar të ngjalave, aksion edhe në Shqipëri

25 Qershor 2022 | 22:40

49 persona u arrestuan pas finalizimit të operacionit të koduar “Liqeni VI”, duke i dhënë goditje të madhe grupeve të krimit të organizuar të përfshirë në trafikun global të ngjalave.

Ky operacion u zhvillua nga nëntori 2021 deri në qershor 2022 me Europol, EFCA, OLAF dhe DG SANTE të Komisionit të BE-së që koordinonin autoritetet e zbatimit të ligjit nga 24 vende në të gjithë Evropën dhe në mbarë globin.

Gjatë operacionit janë kryer 27.701 kontrolle në të gjithë Evropën, të cilat kanë çuar në arrestimin e 49 personave dhe sekuestrimin e 1255 kilogramëve ngjala me vlerë rreth 1.9 milionë euro në total.

Operacioni u zhvillua në këto shtete: Shqipëri, Austri, Bosnje dhe Hercegovinë, Bullgari, Kanada, Kolumbi, Çeki, Danimarkë, Finlandë, Francë, Gjeorgji, Gjermani, Itali, Letoni, Luksemburg, Moldavi, Holandë, Portugali, Sllovaki, Spanjë, Suedi, Zvicra, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026