Objektivi i G7-s, presidenti Biden kërkon ndalimin e arit nga Rusia
Misioni i Joe Biden në Evropë do të jetë forcimi i aleancës kundër Rusisë. Presidenti amerikan dhe liderët e G7-s planifikojnë të njoftojnë ndalimin e importit të arit nga Rusia, ka bërë të ditur një burim nga Shtëpia e Bardhë, që ka folur në kushte anonimati. Ari është malli i dytë më i eksportuar nga Rusia pas energjisë.
Ndërkohë, me parulla, tullumbace të ngjyrosura dhe duke bërtitur kundër luftës, por edhe për mbrojtjen e klimës, disa mijëra persona marshuan në rrugët e Mynihut, në shenjë proteste kundër samitit të G7-s, që mbahet nga 26 deri më 28 qershor në kështjellën Elmau, në alpet bavareze.
“Protestoj sepse ajo që G7-a po planifikon nuk është në interes të klimës dhe qytetarëve. Ata pritet të bëjnë më shumë propagandë, të integrojnë shtete të tjera në ideologjitë dhe strategjitë e tyre. Ne duhet të luftojmë kundër kësaj”, shprehet një qytetar.
Aktivistët e Greenpeace ngjitën malin Vaksenshtajn në afërsi të lokalitetit Garmish dhe vendosën atje një simbol gjigant të paqes, i përbërë nga pishtarë me flakë, përcjellë me mesazhin se kush do paqe duhet të heqë dorë nga karburantet fosile.
Ndërkohë, një organizatë joqeveritare projektoi imazhin e liderëve të G7-s në një pistë të vogël skish në Garmish, ku grupi do të takohet të dielën, në përpjekje për ta kthyer vëmendjen e samitit tek uria globale.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor