Kryeministri Conte: Fondi 750 miliardë eurosh, ‘një jackpot’ i vogël për të ringjallur ekonominë italiane
Kryeministri italian Giuseppe Conte kërkon të sigurojë Evropën se fondet e ardhshme të rimëkëmbjes pas pandemisë do të shpenzohen me mençuri për të ringjallur ekonominë e goditur për shkak të izolimit gati tre mujor.
Udhëheqësi i ekonomisë së tretë më të madhe të Evropës shprehet se pjesa e Italisë në planin e rimëkëmbjes prej 750 miliardë eurosh, të miratuar nga Komisioni Evropian, do të ishte shtysë për të zgjidhur problemet me të cilat përballet vendi.
“Është një mundësi për ne për të pasur një Itali më të mirë, një mundësi që të punojmë me një plan serioz gjithëpërfshirës në investime. Një plan që do ta bëjë Italinë një vend më modern, më gjithëpërfshirës në aspektin social”, tha kryeministri italian.
Italia ishte shteti i parë evropian që u vuajti më së shumti për shkak të pandemisë, ku deri tani janë regjistruar të paktën 35.500 viktima. Vendi po përpiqet të rimëkëmbet edhe ekonomikisht pas izolimit të vendosur që në muajin mars
“Logjika jonë është të lehtësojmë kapacitetin e shpenzimeve dhe të përshpejtojmë fondet për investime, por në të njëjtën kohë të intensifikojmë kontrollet dhe t’i bëjmë ato edhe më të rrepta”, shtoi Conte.
Gjatë këtij viti ekonomia e Italisë pritet të tkurret të paktën me 8.3%. për të përballur krizën kryeministri ka ftuar ekonomistë, akademikë sindikata shoqata të biznesit të japin ide sesi mund të rimëkëmbet më mirë vendi duke larguar barrierat strukturore dhe burokratike.
“Unë shpesh them se ky nuk është një jackpot i vogël që të përfitojë qeveria të cilën unë udhëheq, është një investim që duhet të bëjmë në Itali dhe në Evropë për fëmijët dhe nipërit tanë”, tha kryeministri italian.
Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës